Arkitekti Dukagjin Dedaqi nga studioja e arkitekturës “Ten Ten Arch” ka ndarë disa fakte interesante në emisionin “Familja Jonë”, lidhur me dizajnin e shtëpisë, përdorimin e ngjyrave, pikturave dhe pasqyrave, si dhe gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit gjatë arredimit.
Gjatë bisedës, ai theksoi një fakt interesant: ndryshimet në hapësirat ku jetoni është e nevojshme të bëhen të paktën çdo 3–4 vite, pasi më pas ambienti mund të bëhet monoton.
“Një ndryshim i vogël si një ndryshim i karriges ose sofës, diçka shumë e thjeshtë, shumë ndikon në interierin që e krijoni.”- ka shpjeguar ai.
Shpjegimin e Dedaqit mund ta gjeni në videon më poshtë:
Ndërsa këtu mund të ndiqni intervistën e plotë me arkitektin Dedaqi:













