Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Peja nikoqire e konferencës ndërkombëtare për promovimin e barazisë gjinore në sport

Komuna e Pejës, në cilësinë e partnerit udhëheqës (Lead Partner), organizoi Konferencën Ndërkombëtare në kuadër të projektit “FAIR GAME: Gender-equal Access to Movement and Exercise”.

Sipas njoftimit të komunës, kjo konferencë shënon pikënisjen e një projekti ndërkombëtar të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit CERV (Citizens, Equality, Rights and Values Programme), ku Komuna e Pejës është partner udhëheqës në bashkëpunim me komuna dhe organizata nga vende të ndryshme evropiane.

Komuna ka shpjeguar se qëllimi i projektit është promovimi i barazisë gjinore në sport dhe rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në aktivitete fizike, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të praktikave të mira dhe zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse në nivel lokal.

“Gjatë konferencës u trajtuan: sfidat dhe barrierat lokale për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në sport, perspektivat evropiane dhe praktikat më të mira nga partnerët ndërkombëtarë, si dhe roli i institucioneve lokale në promovimin e politikave gjithëpërfshirëse në sport.” – tregohet në njoftim.

Po ashtu, në këtë konferencë u diskutuan barrierat kulturore, sociale dhe strukturore, si dhe roli i institucioneve lokale nga Ardita Bala, Armenda Filipaj dhe Erina Berisha.

Po ashtu, partnerët ndërkombëtarë Maurizo Camin dhe Katica Janeva prezantuan përvojat e tyre, prioritetet e BE-së dhe programin CERV, si dhe praktikat më të mira në promovimin e barazisë gjinore në sport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë