Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Vitin e kaluar 910 pacientë u diagnostikuan përmes ultrazërit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë

Në Repartin e Oftalmologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, përmes ultrazërit të syrit (eko-biometria), janë diagnostikuar 910 pacientë gjatë vitit 2025.

Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë duke bërë të ditur se ultrazëri i syrit aplikohet prej 6 oftalmologëve të spitalit, të cilët e përdorin këtë teknologji si një mjet kyç diagnostikimi.

“​Mjekët, përmes ehos, mund të shohin strukturat e brendshme të syrit që janë të mbuluara nga katarakta (perdja) ose gjakderdhjet e ndryshme. Ai është mjet esencial për përcaktimin e saktë të shkallës së kataraktës, identifikimin e problemeve në retinë, zbulimin e trupave të huaj apo tumorëve brenda syrit, si dhe për matjet precize për vendosjen e thjerrëzave artificiale.” ka shpjeguar Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë