Sot Republika e Kosovës shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, u shpall Pavarësia e Kosovës.
Ajo ndodhi në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës, lexoi Deklaratën e Pavarësisë në prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit të Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës.
Ky është Programi i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:














