Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Dy mjekë të ORL-së në Mitrovicë realizuan mbi 400 operacione gjatë vitit 2025

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka përgëzuar dy mjekët specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë, Arben Kastrati dhe Artan Haxhiu për kontributin e dhënë gjatë vitit 2025.

Siç njofton Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, gjatë vitit 2025, Kastrati dhe Haxhiu në mbështetje edhe nga Shërbimi i Anestezionit, ekipi instrumentareve dhe infermierëve, kanë realizuar 425 operacione dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore.

“Mirënjohje pafundësisht për Dr. Arbenin, Dr. Artanin dhe stafin tjetër shëndetësor dhe mbështetës.” ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë