Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Justina Shiroka-Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re me këtë përbërje:


1. Akademike Justina Shiroka Pula, Kryetare;
2. Akademik Fejzullah Krasniqi, Nënkryetar;
3. Akademik Bardh Rugova, Sekretar shkencor.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:


1. Anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
2. Akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
3. Anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
4. Anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.


Lidhur me përzgjedhjen e Shiroka Pula në krye të ASHAK-ut ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për barazinë gjinore.


“Për herë të parë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës udhëhiqet nga një grua. Ky është një hap i rëndësishëm për barazinë gjinore, përfaqësimin dhe njohjen e kontributit të grave në shkencë dhe art.


RrGK i uron Znj. Justina Shiroka-Pula shumë suksese në këtë mandat historik” – thuhet në njoftimin e RrGK-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë