Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Ligjëratë frymëzuese në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë nga gazetari Labinot Azemi dhe psikologu Orhan Nazifi 

Në ambientet e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë u mbajt sot një ligjëratë e veçantë, e cila u zhvillua nga gazetari Labinot Azemi dhe psikologu Orhan Nazifi, të cilët sollën një përjetim të veçantë për nxënësit dhe stafin e kësaj vatre të dijes.

Ligjërata, e cila u mirëprit ngrohtësisht nga të pranishmit, kishte në fokus lidhjen mes edukimit, besimit dhe formimit të karakterit të nxënësve.

Pjesëmarrësit u frymëzuan nga mesazhet që theksuan rëndësinë e bashkëjetesës mes dijes dhe fesë, si themele të një shoqërie të shëndoshë dhe humane.

“Medreseja ‘Alauddin’ është më shumë se një shkollë – është një institucion që ndërton karaktere të forta, besim në Zot dhe vlera që i rezistojnë kohës,” shkruan gazetari Azemi, duke përshkruar përjetimin si të paharrueshëm.

Mirënjohje të veçanta iu shprehën drejtorit të medresesë, z. Fadil Hasani, për vizionin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në drejtimin e këtij institucioni.

Gjithashtu, Azemi falenderoi edhe profesorët dhe stafi për rolin e tyre të palodhshëm në edukimin dhe formimin moral të nxënësve.

“Kur edukimi dhe feja ecin bashkë, lind një shoqëri më e fortë, më e drejtë dhe më humane” ishte mesazhi përmbyllës i ligjëratës, i cili la gjurmë të thella tek të pranishmit.

Medreseja “Alauddin” vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme në shoqërinë kosovare, duke kontribuar në edukimin e brezave me dije, moral dhe dashuri për Zotin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë