Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Faktorët që ndikojnë dhe moshat që rrezikohen më shumë nga aborti? – Dr. Adnan Shala

Aborti spontan është humbja e pavullnetshme e një shtatzënie përpara javës së 20-të të saj. Kjo ndodh kur embrioni apo fetusi ndalon së zhvilluari dhe dëbohet nga mitra. Shkaqet e tij janë të shumta dhe shpesh komplekse, që variojnë nga faktorët gjenetikë, anatomikë, hormonalë, infektivë e deri te ndikimet e jashtme.

Për të kuptuar më shumë mbi rreziqet, trajtimin dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, për Familjajonë foli Dr. Adnan Shala, gjinekolog-obstetër në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

INFORMATAT:

Simptomat
Hemorragjia vaginale,dhimbjet suprapubike,shtrëngimet e barkut,dhimbjet e shpinës,rrjedhje likidi apo pjesëzazh indore nëpërmjet vaginës.

Shkaqet e aborteve

  • Anomalitë kromozomiale dhe gjenetike:


Aneuploiditë janë përgjegjëse për një përqindje të lartë të aborteve spontane të hershme, duke numëruar rreth 50% të tyre. Poliploidia ndodhet mesatarisht në 20 % të të gjitha aborteve.

  • Sëmundjet e ndryshme te nënës:

Infeksionet amtare: Toksoplazma/ CMV,treponema pallidum,chlamydia trachomatis,neiseria gonorrhea,streptococus,virus herpes simplex,mycoplasma,uroplasma,listeria monocytogene.

Crregullimet endokrine si hipertiroidizmi ose diabeti mellitus.

Anomalitë e lindura si uterusi unikorn,bikorn,didelf ose me septum.

Anomalite e fituara si mioma intramurale ose submukoze,polipet.

Shkurtimi dhe hapja para kohe e qafes se mitres.

Anomali kromozomiale/ gjenetike.

  • Çrregullimet imunologjike:

Papajtueshmëria ABO,Rh, Kell ose antigjenë tjerë më pak te zakonshëm,shoqërohen shpesh me aborte spontane.Ngjashmëria HLA midis prindërve mund të rritë propabilitetin e dështimit si pasojë e pamundësisë imunologjike te nënës për të njohur fetusin.

  • Sëmundje të ndryshme te babait:

Anomali kromozomiale/ gjenetike.

Faktorët e rrezikut për aborte
Mosha amtare: Gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri në 40% , në 45 vjeç arrin 80%.

Abortet e mëparshme

  • Sëmundjet kronike: Diabeti,sëmundjet kronike te veshkave apo mëlqisë.
  • Anomalitë e lindura dhe te fituara të mitrës, uteruse te cikatrizuara apo kaviteti uterin i kyretuar shpesh sinekid uterine ( sindromi Asherman ).
  • Substancat abuzive: duhani, alkooli,drogat.
  • Pesha: Gratë nën peshë ose mbipeshë janë të prirura për aborte spontane.
  • Testet prenatale invazive: marrja e vileve koriale apo amniocenteza.

Abortin nuk e shkakton

  • Aktiviteti normal i përditshëm
  • Ushtrimet e lehta
  • Mardhëniet seksuale
  • Puna dhe mos ekspozimi ndaj lëndëve kimike apo radioaktive

Komplikacionet
Hemorragjia e shprehur ose e përsëritur gjatë abortit mund të jetë kërcënuese për jetën.Sa më e madhe të jetë mosha e shtatzënisë aq më e madhe është sasia e gjakut të humbur.Sepsis zhvillohet shumë shpesh pas abortit kriminal.

Diagnoza

  • Egzaminimi pelvik
  • Ekografia
  • Analiza e gjakut – beta Hcg
  • Testet indore

Klasifikimi i abortit

  • Ab.imminens-kërcënues me gjakderdhje,dhembje të lehta te barkut, cerviksi i mbyllur,embrioni/ fetusi vital.
  • Ab.Incipiens-fillestar me gjakderdhje,dhembje te barkut,cerviksi i shkurtuar,i dilatuar per 1.5 cm,prolabim i cipave amniale.Ne UT vizualizohet fryti vital.
  • Ab.Incompletus-me gjakderdhje masive,dhembje te forta te barkut,cerviksi i shkurtuar i dilatuar,dalja e pjesëve te indit ovular.Ne UT-mbetje reziduale.
  • Ab.Completus- gjakderdhje e lehtë,dhembje te lehta te barkut,kanali cervikal ne mbyllje.Ne UT-kaviteti i mitrës i zbrazët.
  • Missed abortion ndodh kur embrioni ose fetusi vdes ne uterus,por produktet e konceptimit mbeten në të.
  • Blighted ovum është prezenca e dhomëzës së shtatzënisë me apo pa sakus vitelin dhe mungon embrioni.
  • Aborti septik në pjesën më të madhe të rasteve është pasojë e abortit kriminal,por mund të ndodh edhe në raste tjera.

Trajtimi
Te Ab.imminens dhe Ab.incipiens krahas ( terapi hormonale, tokolitike, mjekim i infeksionit, sërklazhë te IOUI ) këshillohet regjim shtrati,te shmangen aktiviteti fizik,mardhëniet seksuale dhe udhëtimet.

Në rastet kur embrioni nuk jeton më ose aborti është i parikthyeshëm bëhet:

  • Trajtimi medikal që është efikas ne 70-90% të rasteve.
  • Trajtimi kirurgjikal-Dilatacioni dhe kyretazhi.
  • Uterotonikë dhe antibiotikë.
  • Pas abortit gruaja rinis aktivitetin normal 1-2 ditë me pas.
  • Mardhëniet seksuale mund te rinisin pas 2 jave.
  • Nëse ndodh më shumë se një abort,atëherë gruaja duhet që ti nënshtrohet egzaminimeve shtesë për të gjetur shkaktarët e aborteve.
  • Nese ndodhin 3 ose me shumë aborte spontane të njëpasnjëshme atëhere definohet si Abort habitual.
  • Afërsisht 1% e grave bëjnë aborte të përsëritura.

Shkaqet

  • gjenetike
  • anatomike
  • endokrine
  • infektive
  • imunologjike
  • faktoret e ambientit te jashtëm

Testet diagnostike

  • anamneza e plote ( e jetës,gjenerative,familjare )
  • strishot dhe kulturat cervikale ( klamidia,mikoplazma,ureaplazma,TORCHS )
  • kariogrami ( i bashkëshortëve,i embrionit/ frytit )
  • HSG/ histeroskopia/ laparaskopia/ekografia transvaginale
  • statusi hormonal
  • testet për APS-sindromi anti-fosfolipidik,Trombofilinë

Trajtimi bëhet sipas shkaktarit

  • Ne rastet me probleme kromozomiale zgjidhja është IVF me analizë gjenetike të embrioneve ( PGT ).
  • Te problemet anatomike trajtimi është histeroskopia,laparaskopia ose laparatomia.
  • Te çrregullimet endokrine: stabilizimi prekoncepcional.
  • Te infeksionet: trajtimi i tyre.
  • Te IOUI: sërklazhë e qafës së mitrës
  • Te autoimuniteti ( sindromi antifosfolipidik ): doza te ulëta te aspirinës,heparin,kortikoide.

Youtube

Arkiva

Kategoritë