Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se në Maqedoninë e Veriut mbi 46% e meshkujve dhe 27% e femrave përdorin duhan ose produkte nikotine, duke shkaktuar më shumë se 4 mijë vdekje në vit, sipas përfaqësuesit të OBSH-së, Akim Ali.

Ai paralajmëroi se kjo situatë është e parandaluar dhe ndikon negativisht në popullsi dhe ekonomi.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, bëri të ditur se aktualisht inspektorët nuk kontrollojnë zbatimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të ndaluara, por paralajmëroi ndryshime të mëdha ligjore dhe rritje të taksave doganore.

Ai theksoi se është në fazën përfundimtare e përgatitja e ligjit të ri për kontroll më të ashpër të konsumit të duhanit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë