Tani janë bërë pesë vjet nga regjistrimi i rastit të parë me COVID-19 në Kosovë.
Sikurse edhe vendet e tjera të botës, edhe vendi ynë u përball me një sfidë të jashtëzakonshme shëndetësore, e cila ndikoi në të gjitha aspektet e jetës sonë.
Statistikat kryesore (2020 – 2025):
– 2,005,790 teste të kryera për SARS-CoV-2
– 276,181 raste të konfirmuara me COVID-19
– 272,947 të shëruar (98.82%)
– 3,234 humbje jete (letaliteti 1.17%)
Ky përvjetor na kujton rëndësinë e vigjilencës shëndetësore dhe përkushtimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në mbrojtjen e shëndetit publik.
IKShPK falenderon të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në menaxhimin e pandemisë dhe rikujtojmë rëndësinë e përgatitjes për sfida të ngjashme në të ardhmen. Solidarizohemi me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë COVID-19 në kujtimin për ta.
Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët!












