Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Jeni në fillim të lidhjes?  Disa shenja që lidhja do të zgjasë

Në fillime të një lidhje dashurie, është e vështirë të dihet nëse pëlqimi që keni për njëri – tjetrin do të shndërrohet në një dashuri, por janë disa shenja që mund ta tregojnë këtë!

Ndiheni rehat të veni vetvetja

Në fazën e parë të një lidhje, njerëzit kanë tendencë që ta prezantojnë ‘versionin më të mirë të vetes’ duke fshehur kështu anën më pak të mirë të personalitetit. Psikologja e çifteve, Shannon Chavez, thotë që nëse ‘ndiheni vetvetja në fillimet e një lidhje, atëherë kjo është shenjë që lidhja juaj mund të shndërrohet në dashuri’.

I festoni të arriturat e njëri – tjetrit

Kjo madje sipas ekspertëve, është një prej gjërave që secili çift duhet ta ketë, në mënyrë që lidhja të funksinojë. ‘Gjëja më e keqe në një lidhje është kur tjetri nuk ndihet i lumtur për arritjet e partnerit’.

I kërkoni falje njëri – tjetrit kur keni bërë diçka gabim

Çdo njeri gabon, por është mirë që kur gabon në raport me partnerin ta pranoni gabimin dhe të mos e përsëritni më.

Keni të njëjtat plane për të ardhmen

Që një lidhje të funksionojë duhet me patjetër që të dy të keni të njëjtat plane për të ardhmen. Pra ju duhet në terme të përgjithshme të ndani të njëjtin mendim sa i përket: martesës, familjes e karrierës. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë