Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, Kurtishi thotë se kushtet janë përmirësuar në Onkologji

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, Ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar, në Kosovë është rritur numri i njerëzve të prekur nga kanceri për gati 7-10 për qind.

Për Klankosova.tv, Kurtishi, theksoi se rritja është vërejtur edhe më shumë në tre muajt  e fundit.

“Çdo ditë në Klinikë trajtohen nga 250-300 paicentë në shërbimin e kemioterapisë dhe 120-140 pacientë në Shërbimin e Radioterapisë, ndërsa në Shërbimin e Brahiterapisë 3-4 femra i nënshtrohen trajtimit me rrezatim të brendshëm kontaktues. Në reparte të Klinikës çdo ditë janë të hospitalizuara 11-12 pacientë. Deri në këtë muaj janë regjistruar 1 mijë e 430 raste të reja me kancer, me donimin të kancerit të gjirit te femrat me 325 raste të reja dhe 180 raste me kancer të mushkërive shumica te meshkujt. Në krahasim me vitin e kaluar, në Kosovë ka ngritje të diagnostimit me këtë sëmundje për gati 7-10 për qind”, thotë Kurtishi.

Sa i përket ilaçeve, drejtori i Onkologjisë thotë se ky spital ka furnizim të mjaftueshëm me barna dhe se sipas tij, kushtet në klinikë janë përmirësuar.

Tutje, ai bëri të ditur se së shpejti spitalit do t’i shtohen edhe disa karrige për pacientët onkologjikë e poashtu edhe do të pajiset me teknikat stereotactic të rrezatimit specifik të lezioneve të vogla në tru dhe organet të tjera.

“Deri më sot kemi një furnizimin stabil me mbi 90 për qind të barërave të LBE. Kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe këto javë kemi aktivizuar edhe sallën e dytë të kemioterapisë me ç’rast kemi 70-80 karrige onkologjike në disponim për trajtim të të sëmurëve me kancer, ndërsa në javët në vazhdim do të kemi edhe më shumë karrige onkologjike që do të lehtësojë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve onkologjike në Klinikë. Sa i përket aparaturave radioterapeutike, Klinika e Onkologjisë është e pajisur me dy akceleratorë të gjeneratës së fundit me trajtimin e sëmundjeve malinje me metodat e reja të rrezatimit si IMRT, VMAT, sistemit laserik C-RAD dhe së shpejti edhe me teknikat stereotactic të rrezatimit specifik të lezioneve të vogla në tru dhe organet të tjera. Ndërsa shërbimi i Brahiterapisë kryen punë të suksesshme në trajtimin e sëmundjeve maline të organeve gjenitale të femrave, ku çdo vit mbi 150-180 femra trajtohen në këtë shërbim. Ndërsa shërbimi i Fizioterapisë dhe Psikologjisë në kuadër të Klinikës çdo ditë pune japin këshilla dhe trajtime për pacientët onkologjikë”, u shpreh Kurtish

Youtube

Arkiva

Kategoritë