Ka ndërruar jetë doktor Osman Hoxha.
Doktor Osman Hoxha, ishte njëri ndër mjekët e parë në Kosovë.
Studimet universitare i përfundoi në vitet e 60-ta, ndërsa specializimin profesional e përfundoi në drejtimin interno në vitin 1970.
Ishte mjek internist dhe ndër formuesit e repartit të internos në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, në të cilin ka shërbyer për disa vite si shef i repartit,
Dr.Hoxha ka qenë për rreth 50 vite në shërbim të pacientëve.