Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë ushqimet që duhet t’i hani patjetër në vjeshtë

Vjeshta është më shumë ndryshime. Ashtu siç e ndërrojmë stilin e veshjes duhet të ndërrojmë edhe mënyrën e ushqyerjes.

Ju mund të pyetni pse? Sepse trupi jonë duhet të ndryshojë në bazë të stinëve. P.sh të hamë sallatë gjatë dimrit është sikur të veshim bikini në këtë stinë, kur temperaturat janë të ulëta.

Por, çka duhet të hamë në këtë pikë të vitit? Me rënien e temperaturave ne duhet ta ngrohim trupin nga brenda.

Ja çfarë duhet të hani gjatë kësaj sezone?

Molla, molla përmban pektin një lloj fibre të tretshme që i ulë nivelin e kolesterolit dhe toksinave tjera që gjenden në trupin tuaj. Vetëm që siguroheni që i hani me lëkurë, pasi që të gjitha të mirat gjenden tek lëkura.

Banane, është gjithmonë fryt që asnjëherë nuk duhet të mungojë në ditën tonë. Janë burim i kalciumit dhe ndikon në uljen e shtypjes së gjakut, si dhe në ruajtjen e lëngjëve në trup.

Brokoli, jo vetëm që është i mbushur me një numër elementesh kundër sëmundjes së kancerit, po ashtu është i mbushur me Vitaminë C, hekur, dhe kalcium.

Karrota, të gjithë e dimë se sa shumë mund të përfitojmë nga ngrënia e karrotës sa që nuk është e nevojshme të shpjegohet. Mirëpo, karrota e përbërë prej Vitaminës A, ndikon në një lëkurë të shëndetshme, muskuj të shëndetshëm e shumë përfitime të tjera.

Rrush, rrushi është burim i mirë i fibrave dhe Vitaminës C, kalciumit dhe dhe energjisë.

Kërpudha, janë burim i mirë i hekurit, vitaminës B6, magneziumit dhe zinkut.

Youtube

Arkiva

Kategoritë