Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mirësevini në sezonin e ri të “FamiljaJonë” – Në Familjen e të gjithëve!

Me shumë entuziazëm po njoftojmë hapjen e sezonit të ri të “FamiljaJonë”, i cili sjell për ju një gamë të gjerë të përmbajtjeve të reja dhe të përditësuara për shëndetin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare.


Në këtë sezon, ne do të vazhdojmë të ofrojmë informacione dhe këshilla të vlefshme për shëndetin mendor dhe fizik. Së bashku me ekspertët tanë të shëndetësisë, ne punojmë për të ofruar udhëzime për të parandaluar sëmundjet dhe për të rritur vetëdijen mbi identifikimin e simptomave të hershme dhe trajtimin e çdo problemi shëndetësor.


Një fokus i veçantë këtë sezon është edukimi i hershëm i fëmijëve dhe mirëqenia e të moshuarve. Edukimi i fëmijëve në moshë të hershme është thelbësor për zhvillimin e tyre dhe kujdesi për të moshuarit është një pjesë e rëndësishme e çdo familjeje. Prandaj, do të ndihmojmë për të ofruar burime dhe këshilla për të siguruar që çdo individ të ketë mbështetje dhe kujdesin që meriton.


Në “FamiljaJonë,” ne besojmë në ndihmën e njëri-tjetrit për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të fortë. Ky sezon i ri ka për qellim përmirësimin e jetës tuaj dhe të dashurve tuaj duke ndarë informacionin më të fundit në fushat e shëndetit .


Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e familjes më të madhe në vend.
“Familja Jonë” – Familja e të gjithëve!

Youtube

Arkiva

Kategoritë