Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nagavci: Janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili nis më 2 shtator.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se më 14 gusht është hapur aplikimi për subvencionim me tekste dhe materiale shkollore në platformën e-Kosova, ku siç u shpreh, proceduralisht këtë vit ka qenë shumë më e lehtë sepse sipas saj, prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

Nagavci tha se kanë ndarë me kohë katalogun e teksteve tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara.

“Këtë listë, e kemi publikuar edhe në faqe të MASHTI dhe kemi kërkuar edhe nga komunat që ti bëjnë publike listat e teksteve. Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur”.

“Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën libri@rks-gov.net është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.Ndërkaq, si Ministri nuk kemi pranuar asnjë ankesë Komunat në lidhje me këtë proces”.

“Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor kemi publikuar edhe Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Falënderoj të gjithë mësimdhënësit që punojnë pa u lodhur për zhvillimin e gjeneratave të reja, për përkushtimin në klasë, përkushtimin për nxënës, pasionin për mësimdhënie. Ju dëshiroj një vit shkollor të mbarë e me shumë suksese”, ka shkruar tutje Nagavci.

Youtube

Arkiva

Kategoritë