Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku i urgjencës flet për rastin e 2-vjeçares që dyshohet se vdiq në djep në Lluzhan të Podujevës

Shefi i urgjencës në komunën e Podujevës Dr. Arben Beqiri ka folur për rastin e fëmijës 2-vjeçare që dyshohet se vdiq në djep në shtëpinë e tij.

Beqiri ka treguar se ekipi i tij ishte thirrur nga qendra e mjekësisë familjare në Lluzhan për të intervenuar në rastin e fëmijës dy vjeçar, por kur arritën atje e gjetën fëmijën pa shenja jete.

“Rasti ka ndodhur në Lluzhan. Kur kemi shku e kemi gjet pa shenja jete”, ka deklaruar Beqiri për Gazetën Shneta.

Ai ka thënë se fëmija është dy vjeçar dhe dyshohet të ketë vdekur gjatë kohës sa ishte i lidhur në djep.

“Vdekja dyshohet se ka ndodhur nga asfiksia sepse është rrotulluar në djep. Ka qenë i lidhur sikurse lidhen fëmijët në djep. Nuk e dimë saktë se si ka ndodhur rasti dhe nëse ka qenë dikush i pranishëm, por dyshohet se rrotullimi i djepit dhe lidhësja mund të kenë shkaktuar vdekjen”, ka deklaruar Beqiri.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. “Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë