Në çdo shtëpi, ka një ritëm unik sesi përgatiten dhe shijohen vaktet. Me orizin Perfetto, Atlantik Group siguron që ky ritëm të mos humbasë kurrë!
Orizi Perfetto i skuqur plotëson të gjitha nevojat për një vakt tëshpejtë e të shijshëm në një ditë të lodhshme të javës.
Ai kërkon pak kohë përgatitjeje, por ofron shumë shije dhekënaqësi në tryezë.
Në këtë artikull do të mësoni si të gatuani një pjatë me oriz të skuqur Perfetto dhe perime.
Përbërësit:
• 2 vezë të rrahura
• 1-2 filxhan çaji oriz kaf ose të bardhë,
• Perime ( brokoli, karrota, speca) të grira hollë sipas dëshirës
• Gjysëm filxhani kokrra misri
• Gjysëm filxhani bizele të ngrira
• 4-5 qepë të njoma të prera hollë
• 1-2 lugë gjelle uthull të bardhë
• 2-3 thelbinj hudhër
• Salcë soje
Përgatitja:
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kur të ketë avulluar uji shtoninjë lugë çaji vaj ose gjalpë.
Rrihini vezët dhe hidhini në tenxhere.
Kur të gatuhen, hiqni vezët dhe ndajini mënjanë.
Shtoni sërish pak yndyrë në tenxhere dhe kavërdisni orizin.
Skuqeni për disa minuta deri sa të fillojë të marrë nuancë të artë.
Shtoni dy lugë gjelle salcë soje, një lugë gjelle uthull të bardhëdhe hudhrën e grirë imët.
Shtoni perimet e përzgjedhura dhe kavërdisini me gjithë orizin.
Më pas shtoni bizelet, barishtet e qepëve dhe vezën e skuqur.
Zgjedhni Orizin Perfetto për një shije të mrekullueshme të vaktit tuaj!