Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës dhe Shoqata e Pediatërve të Kosovës kanë organizuar një simpozium me titull “Skriningu në fushën e neonatologjisë dhe pediatrisë”

Në këtë simpozium kanë marr pjesë ligjërues nga Turqia: Prof. Dr. Ali Bulbul nga Shoqata “Miqtë e Fëmijëve”, Prof. Dr. Sinan Uslu, Prof. Dr. Serdar Comert, Prof. Dr. Evrim Kiray Bas. Nga Shqipëria ka marr pjesë Prof. Asoc. Alketa Qosja-Haxhiu, nga Maqedonia Aspasya Sofianova, shkruan Gazeta Shneta.

Nga Kosova kanë ligjëruar Prof. Ramush Bejiqi, Prof. Asoc. Naim Zeka, Dr. Burbuqe Skenderi, Dr. Shqipe Spahiu-Konjusha.

Ligjëruesit nga vendet e rajonit kanë prezantuar përvojat e vendeve të tyre në lidhje me aplikimin e skrininut neonatal. Ligjëruesit nga Turqia kanë theksuar rëndësinë e këtij skriningu në diagnostikimin e hershëm të anomalive dhe problemeve tjera shëndetësore tek foshnjat e porsalindura.

Ligjëruesit kosovarë kanë kërkuar nga instancat vendimmarrëse që sa më parë të fillohet me skrining, për të diagnostikuar sa më herët problemet shëndetësore në mënyrë që të sigurohet trajtim më i mirë i fëmijëve.

Në këtë simpozium ka marr pjesë edhe drejtori Shëndetësor i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar Dr. Ardian Shefkiu, i cili ka thënë se skriningu i fëmijëve është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë