Kanceri i lëkurës është një sëmundje e cila zhvillohet kur qelizat e lëkurës fillojnë të rriten pa kontroll. Ka disa lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës.
Trajtimi mund të përfshijë operacionin për të hequr qelizat kanceroze, radioterapi, ose terapi të tjera të specializuara, të cilat mund të zgjidhin varësisht nga lloji dhe stadi i kancerit.
E ftuar në emisionini Familja Jonë, Dr. Shkendije Dobruna ka treguar se në cilat zona zakonisht ka më shumë tendencë që të shfaqet ky lloj kanceri.
Ajo tha “Kanceri i lëkurës mund të shfaqet më së shumti në vendet e ekspozuara nga dielli, d.m.th, në fytyrë, krahë, duar dhe këmbë”.
Më tej, Dr. Dobruna u shpreh “Mund të shfaqet edhe në vendet e lëndimeve të vazhdueshme. Nëse keni një vend i cili vazhdimisht grithet, lëndohet, apo dëmtohet, mund të shfaqet kanceri”.
Ajo tregoi edhe për rastet kur ndodh që kanceri të shfaqet në shputa të pacientit dhe ai/ajo nuk është i vetëdijshëm që e ka dhe që mund të jetë i rrezikshëm. Në lidhje me këtë ajo tha se pacienti shpesh mund ta lëndojë dhe përkeqësojë përmes fërkimeve apo ecjes në gurë dhe zallë.
Tutje, ajo tha se “Jorastësisht, muaji maj është zgjedhur si muaji i ndërgjegjësimit të popullatës për kancer të lëkurës. E hanja e parë në gjithë botën konsiderohet si dita e melanomës malinje, kjo është që të bëhet ndërgjegjësimi për të cilën bëhen edhe fushata dhe flasin për rrezikun e melanomës malinje duke tentuar që sa më shumë njerëz të shkojnë të ekzaminohen tek dermatologu dhe të shohin ndryshimet të cilat mund të duken të parrezikshme, por që kjo vlerësohet nga dermatologu”.
Për më shumë rreth kësaj interviste, ndiqni intervistën e plotë në linkun poshtë: