Shëndeti mendor është një prej aspekteve më të rëndësishme në jetën e njeriut.
Në lidhje me këtë, ekziston edhe Java e Ndërgjegjësimit për Shëndet Mendor e cila tashmë ka filluar sic bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Motoja e këtij viti është “Të veprojmë më shumë për shëndetin mendor“, ka njoftuar kjo ministri përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
“Ka filluar Java e Ndërgjegjësimit për Shëndet Mendor me moton ‘Të veprojmë më shumë për shëndetin mendor’. Tema e këtij viti ndërlidhet me ndarjen e historive dhe përvojave me njëri-tjetrin, sepse duke e bërë këtë, të gjithë ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të sigurohemi që askush të mos të luftojë i/e vetëm. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë ne.”