Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Doktori i mbijetoi kancerit me trajtimin që e zbuloi vetë

Një vit pasi realizoi trajtimin e parë në botë ndaj glioblastomës, doktori australian Richard Scolyer ka deklaruar se tani për tani nuk ka qeliza kancerogjene.

Terapia eksperimentale e patologut është i bazuar në hulumtimin e tij mbi melanomën.

Nënlloji i glioblastomës që kishte profesori Scolyer ishte aq agresiv sa shumica e pacientëve nuk mund të mbijetojnë më shumë se një vit.

Mirëpo të martën doktori 57-vjeçar njoftoi se në skanimin e fundit MRI është treguar se tumori nuk është kthyer.

“Të jem i sinqertë, isha më nervoz sesa në skanimet e mëparshme”, ka thënë ai për BBC-në. “Jam shumë i kënaqur…nuk mund të jem më i lumtur”.

Scolyer është njëri prej mendjeve më të respektuara në botën e mjekësisë dhe sivjet është shpallur Australiani i Vitit bashkë me kolegen dhe miken e tij Georgina Long, për punën e tyre jetësore ndaj melanomës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Si bashkëdrejtorë të Institutit Australian për Melanomën, në dhjetë vjetët e fundit ata kanë hulumtuar mbi imunoterapinë, e cila përdorë sistemin imun të trupit për të sulmuar qelizat kancerogjene. Metoda e tyre është përmirësuar shumë në betejën kundër melanomës së avancuar te pacientët. Gjysma e tyre janë shëruar, më shumë se 10 për qind e pacientëve që kanë trajtuar.

Ky hulumtim ka nxitur doktorët që ta përdorin të njëjtën metodë edhe te Scolyer – me shpresën se do të gjenin kurën për shërimin e kancerit të tij.

Kolegia e tij, Long, onkologe e njohur në Australi, zbuloi se imunoterapia po funksiononte më mirë me kombinimin e ilaçeve dhe kur ato o administruan para çdo operimi për heqjen e tumoreve. Kështu, vitin e kaluar, Scolyer u bë pacienti i parë me kancer në tru që merr këtë kombinim, imunoterapinë para operimit.

Ai gjithashtu është i pari që ka marrë vaksinën e personalizuar për karakteristikat e tumorit që kishte. Kjo vaksinë forcon aftësinë e ilaçit për të detektuar kancerin.

Pas disa muajsh trajtimi, probleme me epilepsinë, veshkat dhe pneumoninë, Scolyer thotë se po ndihet më mirë.

“Kjo nuk do të thotë se kanceri i trurit është shëruar, por është mirë të di se nuk është kthyer. Pra ende kam kohë që të kënaqem me jetën bashkë me gruan dhe tre fëmijët e mi”, ka thënë ai.

Rezultatet te doktori kanë nxitur shpresë te pacientët. Pothuajse 300 mijë persona çdo vit diagnostikohen me kancer të trurit.

Scolyer dhe Long shpresojnë se trajtimi eksperimental do të zgjatë jetën e Scolyerit dhe se shumë shpejt ky trajtim do të nisë të testohet te pacientët me glioblastomë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë