Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A e keni ditur se qentë mund ta dallojnë personin shpirtkeq?

Ne e dimë se miqtë tanë të ngushtë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj.

Tani, siç ka zbuluar shkenca, duket se qentë mund ta dallojnë edhe personin e mirë nga ai i keqi.

Dhe, posa ta bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat.

Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja.

Këtë aftësi, qentë e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.

Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.

Përndryshe, vlen të ceket se këto zbulime janë publikuar në revistën ‘Animal Cognition’. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë