Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Në dy seanca plenare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen kornizë ushtarake me Turqinë. Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kishe mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

Sipas ligjit në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve. Sipas Qeverisë së Kosovës, marrëveshja me Turqinë parasheh bashkëpunim, ndër të tjera, në operacione paqeruajtëse, humanitare dhe kundër terrorizmit.

“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare kundër terrorizmit e të tjera”, -tha ministri i Bujqësisë, Faton Peci, derisa e arsyetoi marrëveshjen në mungesë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare nuk morën mbështetjen e nevojshme të deputetëve gjatë seancave plenare të 16 majit: Traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, si dhe Marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Me përkrahjen e deputetëve nga partitë opozitare, u arrit miratimi, ndër të tjera, edhe i Ligjit për ratifikimin e “amendamentit 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.

Ligjvënësit mbështetën edhe marrëveshjen me me Bankën Evropiane për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo marrëveshje arrin vlerën prej 20 milionë eurove. Gjithashtu, Kuvendi miratoi Ligjin për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm. Deputetët miratuan edhe Ligjin për marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimit Evropian në atë që quhet Programi i tregut të vetëm.

Në seancën e 16 majit, u miratua edhe Marrëveshja ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim. Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur më 15 maj se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm një ditë pasi kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë