Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky është dallimi në mes macro dhe micro nutrientëve – intervistë me nutricionistën, Albulena Shabani Ilazi

Makronutrientët janë lëndë ushqimore të mëdha që i japin trupit energjinë e duhur për të kryer aktivitet ditore.

Tre janë llojet kryesore të makronutrientëve: proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.

Por për të kuptuar më detajisht për Macro dhe Micro nutrientët, Familjajonë ka pasur të ftuar nutricionistën, Albulena Shabani Ilazi.

Ajo tha se “Prej Macro dhe Micro nutrientëve ne marrim energji dhe ne mundemi me funksionu, ndërsa pjesë e micro nutrientëve zakonisht janë vitaminat dhe mineralet”.

Tutje Ilazi, foli edhe rreth karbohidrateve të cilat janë si pjesë e makronutrientëve dhe tha se”Pjesë e karbohidrateve është buka e cila preferohet të jetë integrale, karbohidratet i gjejmë edhe te dritherat por edhe te frutat edhe perimet të cilat janë karbohidrate të shëndosha të cilat mund t’i përdorim.”, përfundoi ajo.

Për më shumë informacione rreth makro dhe mikro nutrientëve dhe rolit të tyre, ndiqni intervistën e plotë në kanalet e Familjajonë në Youtube.

Youtube

Arkiva

Kategoritë