Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se shërbimi i Trombektomisë është duke vazhduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por kërkesa e radiologëve ishte aktivizimi i kujdestarisë së katërt.
Në një reagim ndaj peticionit të specialistëve radiologë, të publikuar sot në Paparaci, ShSKUK-ja ka thënë se kërkesa është pranuar dhe se e njëjta po shyqrtohet.
“Në kërkesë të nënshkruar nga 20 specialistë të Radiologjisë, është kërkuar që të aktivizohet kujdestaria e katërt, kërkesë kjo që po shqyrtohet nga menaxhmenti i ShSKUK”, ka thënë ShSKUK-ja në një njoftim për media.
ShSKUK-ja ka thënë se shërbimi i trombektomisë në Qendrën Klinike Universitare nuk është ndërprerë plotësisht. Ka thënë se specialistët radiologë kanë kërkuar rikthimin e kujdestarisë së katërt të këtij shërbimi.
“Andaj, për hir të informim të drejtë të opinionit dhe pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim, dëshirojmë të informojmë se rastet e tilla po vazhdojnë të kryhen në QKUK”, tha ShSKUK-ja.













