Ilir Kurtishi, Drejtori i Klinikës se Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton për sfidat dhe arritjet e klinikës në këtë periudhë të veçantë. Klinika është e angazhuar në punën e saj me kapacitete të plota në shërbimet e kemioterapisë dhe radioterapisë, pavarësisht procesit të renovimit të katit të parë të klinikës që është në fazën e përfundimit, bënë të ditur Kurtishi.
Ilir Kurtishi tha se pavarësisht renovimit, puna në katin e perditshëm vazhdon normalisht, duke i përdorur hapësirat e disa departamenteve tjera të klinikës për pacientët e hospitalizuar.
“Gjatë kësaj kohe puna në katin përdhesë ka vazhdu normalishtë, ndërsa pacientet e hospitalizuar janë vendos në hapësirat e me hershme të klinikës se Fiziatrisë.”, bënë të ditur Kurtishi
Ditëve të fundit, mbi 300 pacientë pranohen në sherbimin e Kemioterapisë dhe rreth 140-150 pacientë trajtohen në sherbimin e Radioterapise, duke e bërë një total prej mbi 450 pacientëve të trajtuar çdo ditë.
Klinika e Onkologjisë shënon një përformance të jashtëzakonshme, duke kryer mbi 120,000 shërbime në kemioterapi dhe mbi 70,000 shërbime në radioterapi vetëm gjatë vitit 2023. Kurtishi shton se pacientët që kanë nevojë për terapi të veçantë onkologjike, i marrin ato në mënyrë të rregullt dhe profesionale, ndërsa atyre që përdorin terapi citostatike intravenoze u ofrohen shtreter-karriga onkologjike.
“Në lidhje me renovimin e klinikës, pritet që ky proces të përfundojë në muajt Prill-Maj të këtij viti, duke dyfishuar kapacitetet dhe siguruar hapësira dhe kushte më të mira për trajtimin e pacientëve.” tha ai.
Kurtishi gjithashtu shtjellon se, përveç barnave citostatike të cilat nuk kanë autorizim marketingu, mbi 92% e barnave tjera citostatike dhe imunoterapi janë aktualisht në dispozicion në klinikë./GazetaShneta/