Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Radiologët në QKUK i kërkojnë ministrit Vitia riaktivizimin e shërbimit të Trombektomisë

Radiologët e Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kërkojnë riaktivizimin e shërbimit të Trombektomisë.

Radiologët, me anë të një peticioni të nënshkruar nga 20 prej 28 radiologëve, kanë kërkuar riaktivizimin e këtij shërbimi, i cili është ndërprerë tash e dy vjet, raporton Paparaci.

Në kërkesën e radiologëve, të cilën e ka siguruar Paparaci, ata kanë kërkojnë që ky shërbim të jetë në shërbim çdo ditë, 24 orë, në kuadër të kujdestarisë.

Kjo kërkesë është dorëzuar përmes drejtoreshës së Klinikës së Radiologjisë, te drejtori dhe Bordi i ShSKUK-së, si dhe te ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duke ditur rëndësinë e riaktivizimit të shërbimit të Trombektomisë, në kuadër të STROK, në QKUK, si dhe specifikat përcjellëse për kontinuitetin e efikasitetin e saj në kuadër të shërbimeve shëndetësore publike, siç është faktori kohë, kërkojmë nga ju që të rikthehet kujdestari i 4-të në Klinikën e Radiologjisë siç e kishim një kohë për shkak të volumit të punës, e të cilin e hoqën zyrtarët e klinikës me arsyetimin e kujdestarive të shpeshta”, thuhet në letrën e radiologëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë