Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A Ndikon Mungesa e Vitaminës D tek Tensioni i Lartë i Gjakut?TRUPI & SHËNDETI

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë.

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).

Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë.

Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike.

Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.

Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët.

Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës.

Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë:

-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell.

-Të moshuarit.

-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë