Jetesa e shëndetshme, nuk do të thotë kujdesi i vazhdueshëm ndaj çdo ushqimi që hani e ndaj çdo veprimi që bëni.
Nuk do të thotë të kaloni orë të tëra në palestër, por ndonjëherë vetëm disa shprehi të përditshme, iu bëjnë të shëndetshëm.
Kur hani vetëm kur jeni të uritur dhe jo kur ndiheni të mërzitur, do të thotë që ju raportin me ushqimin nuk e keni psikologjik. Kjo tregon gjithashtu, që ju ushqeheni aq sa iu nevojitet dhe rrjedhimisht jeni të shëndetshëm.
Shija juaj për ushqim varion dhe gjithmonë provoni gjëra të reja. Pra, ju nuk e limitoni veten vetëm me ushqime që shijojnë njëjtë.
Mund të ngjisni shkallët dhe të mos keni probleme me frymëmarrje. Ky është një indikator që tregon qartë se ju jeni në një formë fizike të mirë. Nuk ka gjithmonë nevojë të ushtroni orë të tëra, por mjafton që të ngjisni shkallët në vend që ta merrni ashensorin.
Keni energji t’i bëni gjërat që ju pëlqejnë. Pra, jeta juaj nuk është vetëm punë por keni kohë edhe për aktivitete që ju kënaqin.