Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
10 shenjat e hershme të artritit reumatik që nuk duhet t’i injorojmë

Artriti Reumatik është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i pacientit sulmon kyçet e tij, duke shkaktuar inflamacion. Sipas Medical News Today, shenjat e hershme zakonisht përfshijnë ënjtje dhe dhimbje në duar ose kyçe.

Megjithatë, këto janë vetëm disa nga simptomat e shumta të artritit që shumë njerëz i injorojnë dhe nuk duhet, paralajmërojnë mjekët.

Shenjat që shumë njerëz i injorojnë, përcjell Index.hr, por që në fakt mund të tregojnë se një person vuan nga artriti reumatik janë:

Lodhja kronike

Temperatura e lartë

Humbje e pashpjegueshme e peshës

Ngurtësi e nyjeve

Dhimbje kyçesh

Ënjtje

Skuqje, pra një ndryshim në ngjyrën e lëkurës rreth kyçeve të duarve dhe këmbëve

Depresioni

Ndjenja e nxehtësisë në nyje

Gunga të forta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë