Kohë më parë, njerëzit shkonin te mjeku vetëm kur ishin të sëmurë. Sot, kujdesi shëndetësor parandalues po bëhet i zakonshëm pasi njerëzit kujdesen më shumë për shëndetin e tyre.
Mjekët po kërkojnë gjithashtu që pacientët të bëjnë kontrolle të rregullta (të paktën 1 herë në vit) për të ruajtur shëndetin e tyre.
Ata po theksojnë rëndësinë e parandalimit, si një mjet për të reduktuar numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor ose kirurgji.
Kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e problemeve të mundshme shëndetësore përpara se ato të bëhen të ndërlikuara apo të pa zgjidhshme.
Kur vizitoni rregullisht mjekun tuaj, ai është në gjendje të zbulojë sëmundjet në fillim. Zbulimi i hershëm ju jep mundësinë më të mirë për të marrë shpejt trajtimin e duhur, duke shmangur çdo ndërlikim.
Duke marrë shërbimet e duhura shëndetësore, ekzaminimet dhe trajtimin, ju po ndërmerrni hapa të rëndësishëm drejt një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Benefitet e kontrolleve të rregullta përfshijnë:
Zvogëloni rrezikun për t’u sëmurur,
Zbuloni në fillim kushtet ose sëmundjet potencialisht kërcënuese për jetën,
Rritni shanset për trajtim dhe shërim,
Kufizoni rrezikun e komplikimeve duke monitoruar nga afër kushtet ekzistuese,
Rritni jetëgjatësinë dhe përmirësoni shëndetin,
Ulni kostot e kujdesit shëndetësor me kalimin e kohës duke shmangur shërbimet e kushtueshme mjekësore,
Përditësoheni për informacionet ose teknologjitë e reja mjekësore që janë në dispozicion.
Kontakt: 038 60 70 70/ 046 60 70 70
Info@united-hospital.com / www.united-hospital.com
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova.