Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuaj pranverore.
Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 11 gradë Celsius.