Cilat droga janë shqetësuese?
Për komunitetin drogat më shqetësuese janë drogat psikoaktive, sepse ato veprojnë mbi trurin dhe ndryshojnë mënyrën se si mendon, sillet dhe ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantët, stimuluesit dhe haluçinogjenët
Depresantët
- Alkooli
- Kanabis
- Benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)
- Barbituratet
- GHB (Gama-Hidroksibutrat)
- Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina)
- Disa tretës dhe thithës
Drogat depresuese nuk shkaktojnë gjithnjë depresion tek përdoruesi. Në të kundërt, ato ndikojnë tek përqëndrimi dhe koordinimi dhe ngadalësojnë aftësinë për t’iu përgjigjur situatave të papritura. Kur merren në sasi të vogla, depresantët mund të shkaktojnë çlodhje. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbjen e vetëdijes, të vjella dhe vdekje.
Stimulantët
Stimulantët e lehtë
- Kafeina (në çaj, kafe dhe pijet me kola)
- Nikotina (duhani)
- Efedrina (përdoret në mjekimet për bronkitin, alergjinë e pranverës dhe astmën)
Stimulantët e fortë
- Amfitaminat (“speed”, “crystal meth”, “ice”)
- Kokaina
- Ekstazia
- Tabletat dobësuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)
- Khat
Drogat stimuluese shpejtojnë veprimtarinë e trurit. Si rrjedhim, personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rrisin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi dhe e bëjnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz.
Marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë.
Stimulantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shembull ato të alkoolit.













