Pasi që është trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, Idriz Berisha përmes një postimi ka falënderuar nga zemra mjekët e kësaj klinike që ia shëruan zemrën.
Berisha e ka falënderuar kardiokirurgun Endrit Shala, drejtorin e klinikës Rifat Brahimaj si dhe ekipin e anestezionit, transmeton Gazeta Shneta.
“Miq,shokë,familjarë,personel mjekësor në QKUK e institucione tjera shëndetësore,ju që sivjet me ndihmuat të tejkaloj problemet shëndetësore ,me këthyet në jetë dhe me bëtë të lumtur me familje u kudo,me aftësuat që serish t’i këthem edhe punës sime krijuese në pikturë e letërsi,ç’të ju them tjetër pos FALEMINDERIT Zotit e juve nga zemra!”, ka shkruar Berisha.
Postimi i tij i plotë:
KY VIT I RËNDË POR I SUKSESËSHEM PËR MUA
Miq,shokë,familjarë,personel mjekësor në QKUK e institucione tjera shëndetësore,ju që sivjet me ndihmuat të tejkaloj problemet shëndetësore ,me këthyet në jetë dhe me bëtë të lumtur me familje u kudo,me aftësuat që serish t’i këthem edhe punës sime krijuese në pikturë e letërsi,ç’të ju them tjetër pos FALEMINDERIT Zotit e juve nga zemra!
Kardiologjisë, Kardiokirurgjisë ,mjekëve që me operuar në zemër të hapur:
-Dr.ENDRIT SHALA,kardiokirurg i cili sivjet u laureuar me ÇMIM prestigjioz ndërkombëtarFRANCIS FONTAN PRIZE për Kardiokirurgji, EACTS për rezultate kulminante,
-Dr.RIFAT IBRAHIMAJ,kardiokirurg e drejtor ,
-Dr.VALDRINI dhe anasteziologet Dr.Dafna Matoshi dhe tërë ekipin që me operojnë me sukses.
Për kujdesin që treguan edhe infermieret e palodhshme:
-Vlora Mulaj,Arta,Minavere Zejnullahu,Vetoni,FITORJA,Bernardi dhe të gjithë tjerët.
Poashtu mjeket infektologe në repartin B të Sp.Infektiv:
-Dr.Lindita Ajazi
-Dr.Bahrie Halili dhe personeli.
Dr.Gëzim Morina e Dr.Lirim Tafilaj .
-Dr.
Gëzofshi në familjet tuaja përgjithëmonë!
Miqësia ime e mirë,shumica juaj nga meraku e keqkuptuat tekstin që postova.
Unë rikujtova ngjarjet e vitit që e lamë pas si të rëndësishme.Unë tani jam mirë dhe plotësisht i sheruar por nuk mund t’a harroj si ngjarje.
Faleminderit!