Nëse vuan nga sindroma e zorrës së irrituar, është mirë të jesh e kujdesshme me dietën. Nga një sondazh del se 60% e personave me këtë çrregullim, kanë një lidhje të drejtpërdrejtë përmes vakteve dhe shfaqjes së dhimbjes.
Sindroma e zorrës së irrituar është një sëmundje e karakterizuar nga dhimbje kronike të barkut dhe zakonet e zorrëve, pa ndonjë shkak organik të identifikuar.
Për të mos u ankuar nga dhimbjet e ngërçeve me tension në bark, fryrja, gurguritja dhe kapsllëku me diarre, ja pra ushqimet për t’u preferuar dhe ato për t’u shmangur në momente kritike, transmton Telegrafi.Reklama
PO
Nëse vuan nga sindroma e zorrës së irrituar, ke mes aleatëve të tu, kungullin dhe karotat, më mirë të ziera. Bëhet fjalë për perime me pak fibra dhe më të varfra me vitaminë C, të cilat nxisin mukozën intestinale.
Ndër brumërat zgjidh patatet dhe pi të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë.
JO
Zorrën e irrituar e gjen sa herë konsumon drithëra, si dhe disa lloj frutash dhe perimesh: ananas, kivi, angjinare, spinaq dhe patëllxhanë. Janë të gjitha ushqime të pasura me fibra të patretshme që vënë në krizë mukozën e traktit tretës.
Kujdes nga erëzat pikante dhe pijet alkoolike, të cilat ndihmojnë inflamacionin.
Nga se shkaktohet?
Veçanërisht nga stresi. Tek gratë emotive, në fakt, ankthi dhe tensioni nervor shkarkohen në nivel të zorrëve të pasura me fije nervore. Ato nisin të kundërshtojnë në mënyrë anormale, duke humbur kështu ritmin e tyre.
Duke prekur barkun mjeku zbulon zona të forta dhe të kontraktuara (të quajtura corda coli), nga spazmat e vërteta nervore.
Sindroma e zorrës së irrituar shpesh përmendet, me shumë emërtime të ndryshëm. Disa njerëz e quajnë këtë gjendje “stomak nervoz”. Të tjerë e quajnë “kolit”, “zorrë të irrituar”, ose “kolit spastik”.