Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Intervenime rekord në Klinikën e Kardiologjisë, vetëm gjatë javës së fundit kryhen 7 intervenime elektrofiziologjike me ablacion

Në Laboratorin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë së zemrës, në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinik Universitare të Kosovës është realizuar numër rekord i intervenimeve.

Në javën që lamë pas, stafi i Klinikës së Kardiologjisë ka kryer 7 intervenime elektrofiziologjike me ablacion dhe 6 implantime të pajisjeve komplekse CRT-D, duke shënuar një rekord të ri.

U realizuan procedurat e studimit elektrofiziologjik me ablacion të suksesshëm (djegie të vatrës aritmogjene), me metodën e navigacionit elektroanatomik (3-D Mapping) tek shtatë pacientët të moshave prej 20-56 vjeç.
Janë implantuar 6 pajisje të resinkronizimit elektrik të zemrës me defibrilator (CRT-D) te pacientët me dëmtim kronik të muskulit të zemrës, te të cilët terapia medikamentoze ka qenë e pamjaftueshme për t’u siguruar kualitet minimal jetëse, e për më tepër për t”i mbrojtur nga aritmitë jetë kërcënuese.

Laboratori i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë është njëri nga shërbimet e Klinikës së Kardiologjisë, i cili është i vetmi në nivel vendi i specializuar për trajtimin e çrregullimeve të ritmit dhe përçimit të zemrës me metoda intervente.

Ky laborator tashmë me traditë të gjatë, ka filluar punën e vet në vitet e 80-ta dhe është avancuar gradualisht, ndërsa në vitin e fundit ka zgjeruar gamën e intervenimeve, duke u kryer për herë parë me sukses procedura komplekse dhe bashkëkohore të tilla si studimi elektrofiziologjik i zemrës me ablacion radiofrekuent (djegien e vatrës aritmogjene).

Njëkohësisht ka vazhduar edhe implantimi i pajisjeve elektrike të implantueshme në zemër, duke filluar nga pacemaker-ët e thjeshtë, e deri te pajisjet më komplekse si defibrilatorët intrakardiak (ICD) dhe pajisjet për resinkronizimi elektrik të zemrës (CRT).

E gjithë kjo fal angazhimit dhe përkushtimit maksimal të stafit të profesionalizuar të këtij shërbimi dhe bashkpunimit tashmë të vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtar, të cilët asistojnë në këto procedura dhe bëjnë trajnimin e stafit tonë nëpër qendrat e specializuara prej nga ata vijnë.

Këto rekorde numrash, metodologjia dhe teknikat që po përdoren janë krejtësisht të reja dhe të krahasueshëm me qendrat e avancuara evropiane.

Youtube

Arkiva

Kategoritë