Pas një fillimi të mbarë dhe dy ditëve të suksesshmë të vaksinimit në Fushë Kosovë dhe në Obiliq, Podujeva do të jetë sot stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit.
Ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre.
Qytetarët e Podujevës do të kenë mundësi të martën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër Gripit sezonal dhe, gjithashtu, dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron.
Shfrytëzojeni këtë rast!
Bëjini vetes një dhuratë për festat e fundvitit-Vaksinohu!












