Sht, Nën 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Pesë fakte rreth zhvillimit të fetusit që si keni ditur më parë

Me të pranuar lajmin se jeni shtatzënë, në mendjen tuaj fillon gërshetimi i emocioneve; duke filluar nga gëzimi për të vazhduar tutje me shqetësimet në lidhje me zhvillimin e fetusit.

Por, fal zhvillimit të teknologjisë tashmë është e mundur të studiohet aktiviteti i fetusit brenda mitrës në detaje.

Më poshtë, gjeni disa karakteristika që foshnjet bëjnë gjersa janë në barkun e nënës:

-Po, ato qajnë

Sipas hulumtimit, foshnjet shprehin pakënaqësitë e tyre brenda mitrës, kur janë në javën e 28-të të zhvillimit.Goja e hapur, lëshimi i frymëmarrjeve të shkurta e në disa raste edhe një mjekër që dridhet, të gjitha këto shoqërohen me të qara.

-Mund të frikësohen

Sa shpesh e keni vërejtur se foshnja juaj ju godet në momentin kur është i/e ekspozuar ndaj tingujve të papritur? – Në këto raste, foshnjet ndihen të frikësuara.

-Përgjigjen ndaj zërit tuaj

Foshnja juaj fillon të dëgjojë që nga java e 18-të.Megjithatë, deri në javën 25-të, dëgjimi i foshnjës suaj zhvillohet dhe arrin t’ju përgjigjen me lëvizje zërave që për të janë të njohur, e sidomos atë të nënës.

-Shijojnë shijet e ushqimeve

Ushqimet të cilat nëna i konsumon gjatë shtatzënisë transferohen në lëngun amniotik dhe arrijnë te fetusi.Në këtë formë, edhe fetusi është në gjendje të shijojë ushqimet brenda mitrës.

-Praktikon frymëmarrjen

Deri në javën e 26-të, mushkëritë e foshnjës zhvillohen plotësisht edhe pse foshnja juaj vazhdon të marr frymë përmes placentës. /Mom Junction.

Youtube

Arkiva

Kategoritë