Sht, Nën 7, 2026
Banner Top
Banner Top
I fërkoni sytë shpesh? Pse duhet ta hiqni këtë zakon të keq

    
Orë të gjata para kompjuterit, cilësi e keqe e ajrit apo thjesht një zakon? Cila është arsyeja se pse i fërkoni sytë? Mjekët thonë se definitivisht nuk është një ide e mirë. Dermatologët këshillojnë t’i mbani duart larg syve, sepse zakoni i fërkimit mund të ndikojë seriozisht në pamjen dhe shëndetin tuaj.about:blank

Sytë e përgjakur

“Sytë e përgjakur mund të shkaktohen nga fërkimi derisa të shpërthejnë kapilarët”, thotë dermatologia Dr.Snehal Amin.about:blank

Rrathë të zinj

Fërkimi kronik gjithashtu mund të çojë në rrathë të errët nën sy, të njohur si hiperpigmentim progresiv. Sa më e errët lëkura juaj, aq më keq mund të jetë.

Dëmtimi i kornesë
Fërkimi kronik jo vetëm që dëmton lëkurën e qepallës, por mund të shkaktojë edhe mikro-gërvishtje në kornea, e cila mund të çojë në turbullim të shikimit.about:blank

Rreziku i infeksionit

Sytë janë një terren ideal për infeksione, sepse mikrobet nga duart mund të hyjnë lehtësisht në trup përmes mukozës së syrit, thonë dermatologët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë