Tashmë e dini se ngrënia e sheqerit nuk është e mirë organizmit.
Pijet me sheqer, karamelet, produktet e pjekura dhe qumështi i ëmbël janë burimet kryesore të sheqerit të shtuar.
Pavarësisht nga ajo që quhet, sheqeri është sheqer dhe mund të ndikojë negativisht në trupin tuaj në shumë mënyra.
Këtu është një vështrim më i afërt se çfarë mund t’i bëjë shëndetit tuaj, nga koka tek këmbët.
Truri
Konsumimi i sheqerit i jep trurit një rritje të madhe të një kimikati të quajtur dopamine, e cila shpjegon pse lakmoni të hani një karamele në 3 a.m. në vend të një molle ose një karote. E kjo për shkak se ushqime të tjera si frutat dhe perimet nuk bëjnë që truri të lëshojë sa më shumë dopaminë, andaj truri fillon të ketë nevojë për më shumë sheqer për të marrë të njëjtën ndjenjë kënaqësie.
Gjendja e humorit
Karamelet ose biskotat e rastësishme mund t’ju japin një shpërthim të shpejtë të energjisë (ose “sheqer të lartë”) duke rritur shpejt nivelin e sheqerit në gjak. Kur nivelet tuaja bien ndërsa qelizat tuaja përthithin sheqerin, ju mund të ndjeheni të acaruar dhe të shqetësuar. Studimet kanë bërë lidhje në mes të konsumit të lartë të sheqerit dhe rrezikut më të madh të depresionit tek të rriturit.
Dhëmbët
Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve. Bakteret që shkaktojnë zgavra pëlqejnë të hanë sheqerin që mbetet në gojën tuaj pasi të hani diçka të ëmbël.
Prandaj, kujdes, mos e teproni me sheqer!/Familja Jonë