Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
5 shenja që tregojnë se lidhja juaj ka mbaruar

Lidhjet e dashurisë janë të vështira për tu mbajtur. Lidhjet kërkojnë përkushtim e shpeshherë edhe kompromise.

Çiftet mund të bëjnë shumë diskutime, por kur ka dashuri çdo gjë mund të tejkalohet. Por ndodh që dashuria venitet dhe ju thjesht duhet të hiqni dorë nga ajo lidhje.

Ja disa shenja që tregojnë që ai ose ajo nuk ju dashuron më:

1. Kur shpenzojnë më shumë kohë me shoqërinë

Një prej shenjave kryesore është kur partneri juaj më shumë dëshiron të qëndrojë me shoqëri se sa me juve. Sipas ekspertes së lidhjeve, Rhonda Milrad, kjo është një shenjë që partneri nuk po kënaqet në shoqërinë tuaj.

2. Kur ndodh diçka  dhe nuk ju thërrasin

Kur ngritën në pozitë, apo kur marrim çfarëdo lajmi të mirë, ai/ajo nuk iu thërret juve të parën.

3. Nuk bëni aktivitete së bashku

“Çdo çift ka rituale apo shprehi që bëhen pjesë e tyre”, shprehet Milrad. Por sipas saj, kur njëri partner fillon e i anulon për një kohë të gjatë këto shprehi, atëherë kjo është shenjë që ndoshta nuk janë më të dashuruar në ju.

4. Ndiheni të vetmuar kur jeni bashkë

Ndjesia e vetmisë kur je bashkë me të, është dëshmi që lidhja juaj më nuk po funksionon.

“Kur jeni fizikisht bashkë por emocionalisht nuk ndjeheni të lidhur, është tregues që lidhja juaj është drejtë fundit” shprehet Malrad.

5. Nuk putheni si dikur

Puthja duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së secilit çift. Sipas Milrad kur ai/ajo nuk iu puthë më si dikur, atëherë është mirë të largoheni nga ajo lidhje. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë