Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
15 numra që duhet të njihni për shëndetin

BMI
Indeksi i masës trupore përllogaritet nga gjatësia dhe pesha juaj trupore. Por lloji i trupit tuaj, përkatësia etnike, masa muskulore mund të ndryshojë të kuptuarit e kësaj shifre. Psh. nëse ushtroheni rregullisht, ju mund të shtoni në peshë për shkak të rritjes së masës muskulore. Ndaj, kur përpiqeni të dobësoheni nuk duhet të kujdeseni vetem për vlerën e BMI-së.

Madhësia e barkut
Merrni nje metër dhe matni perimetrin e barkut. Pavarësisht, gjatësisë dhe kosntruktit të trupit, nëse perimetri i barkut është më shumë se 94 cm në meshkuj dhe 80 cm në femra (që nuk janë shtatzënë), me shumë mundësi keni më shumë ind dhjamor përreth zemrës, mëlcisë, veshkave dhe organeve të tjera. Përveç se ju duhet një numër më i madh pantallonash, ju keni risk të shtuar për sëmundje të zemrës, hipertension, diabet, apne të gjumit dhe kancer kolorektal.

Tensioni arterial
Tensioni ideal duhet te ishte: ai sistolik më i ulët se 120 dhe diastoliku më i ulet se 80. Nëse këto vlera janë më të larta se 130 dhe 80, ju keni hipertension. Ndoshta nuk keni simptoma por megjithatë, zemra dhe enët e gjakut mund të dëmtohen nga hipertensioni. Me kohën, tensioni i pastabilizuar mund të dëmtojë veshkat, sytë dhe jetën tuaj seksuale.

Glukoza në gjak
Në persona të shëndetshëm vlera e glukozës në gjak duhet të jetë nën 100 mg/dL esëll dhe më pak se 140 mg/dl disa orë pas ngrënies (në rast se jeni me diabet, mjeku juaj mund të përcakotjë vlera të tjera të normës për ju). Niveli i lartë i glukozes në gjak mund të shkaktojë dëmtim të zemrës, enëve të gjakut dhe veshkave. Aktiviteti fizik i përditshëm mund të ndihmojë në stabilizimin e vlerës së glukozës në gjak.

Profili i lipideve
Në këtë test ju mund të matni LDL – kolesteroli “i keq”, HDL – kolesteroli “i mirë” dhe trigliceridet. Sipas një rregulli të përgjithshëm, kolesteroli total duhet të jetë më pak se 200 mg/dL. HDL – 60mg/dL ose më shumë dhe trigliceridet më pak se 150 mg/dL. Vlerat jo normale të lipideve mund të shkaktojnë bllokim të arterieve, atak në zemër dhe goditje në tru.

Aktiviteti fizik
Duhet të kryeni të paktën 30 minuta akivitet fizik në ditë, të paktën 5 herë në javë. Kjo jo vetëm që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme kronike por ju mban në formë edhe duke ruajtur peshën optimale trupore.

Qëndrimi ulur
Edhe nëse ushtroni të paktën 1 orë në ditë për 7 ditë të javës, nuk e balanconi efektin negativ që ka qëndrimi ulur gjithë ditën. Kur qëndroni ulur, metabolizmi i trupit ngadalësohet dhe ju digjni më pak kalori. Muskujtë dhe artikulacionet tuaja ngurtësohen dhe mund të fillojnë dhimbjet e shpinës. 

Nëse puna juaj kërkon të qëndroni ulur, çohuni çdo 30 minunta dhe bëni zgjatje ose ecje të shkurtra. 

Hapat
Pëe të përmirësuar shëndetin dhe humorin tuaj, numrin 10.000 duhet ta dëgjoni shpesh. Megjithatë, në rast se bëni nga 4.000 deri në 18.000 hapa është mjaftueshëm. Llojet e hapva që bëni janë të rëndësishme po ashtu. Mbi të gjitha, e rëndësishme është që të plotësoni sasine e aktivitetit fizik të duhur. Mund të përllogarisni hapat tuaja me anë të telefonit tuaj smart, i cili ju ndohmon për të arritur qëllimin tuaj.

Gjumi
Të rriturit kanë nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë në ditë. Trupat tanë, e përdorin këtë kohë për të çliruar hormone dhe për të rritur muskujtë. Truri yne e përdor këtë kohë për të përpunuar informacionin dhe për të përkthyer ngjarjet e ditës në kujtime. Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë më shumë uri dhe të rrisë tundimin ndaj ushqimeve të shpejta dhe jo të shëndetshme. 

Koha para ekranit
Kufizoni kohën para ekranit (jo të lidhur me punën ose shkollën) deri në 2 orë në ditë. Qëndrimi i gjatë në kompjuter apo në telefon mund të shkaktojë dhimbje të qafës, shpinës dhe shpatullave. Përdorimi i telefonit para gjumit mund të shkaktojë çrregullime të gjumit dhe përdorimi i tepëruar gjatë ditës ju bën me pak aktiv dhe të shpërqendruar. 

Uji
Sasia optimale e ujit gjatë ditës është një gotë ujë para dhe pas çdo vakti. Mund të keni nevojë për më shumë ujë nëse temperaturat janë të nxehta ose nëse jeni shtatzënë. Pini ujë para aktivitetit fizik dhe çdo 10-20 minuta gjatë aktivitetit fizik. Një gotë ujë në vend të ëmbëlsirave është gjithmonë një zgjedhje e duhur.

Frutat
Sa është sasia optimale e frutave në ditë? 2 tasa me fruta do ishte ideale. Sa janë 2 tasa me fruta? Një mollë, një banana, një dardhë, 8 luleshtrydhe. Nëse keni më shumë aktivitet gjatë ditës, mund të hani edhe më shumë. Frutat kanë shumë nutrientë të rëndësishëm si vitamina C, kalium, fibra, acid folik etj.

Perimet
Duhet të hani më shumë perime se fruta. Sekreti është të hani 5 ngjyra të ndryshme në ditë. Mund të jenë të gatuara, te pagatuara, të thata, të ngrira. Mjafton të jenë në dietën tuaj.

Alkooli
Alkooli është i rëndësishëm të jetë në sasi të moderuar. 1 gotë në ditë për femrat dhe 2 gota për meshkujtë. Sasia e tepëruar e alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë, veshkat dhe zemrën.

Duhani
Numri i cigareve në ditë duhet të jetë absolutisht 0. Duhani shkakton më shumë vdekje se virusi i HIV-it, narkotikët, alkooli, aksidentet me makinë dhe aksidentet nga armët e zjarrit të marra së bashku. Edhe nëse pini më pak se 5 cigare në ditë mund të keni risk për sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore. Flisni me mjekun tuja për mundësinë e lënies së duhanit. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë