Hën, Qer 15, 2026
Banner Top
Banner Top
Zgjerim i shërbimeve: Logopedia tashmë ofrohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Për herë të parë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë tashmë do të ofrojë edhe shërbime të logopedisë.

Logopedi Aldemir Kallaq i është bashkuar ekipit tonë.

Kjo do të mundësojë trajtim dhe mbështetje profesionale për fëmijët që kanë nevojë për terapi të të folurit dhe komunikimit.

Për vizita të gjithë ata që kanë nevojë i ftojmë të drejtohen në Repartin e Pediatrisë të Spitalit tonë.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë.!

Youtube

Arkiva

Kategoritë