Mër, Shk 4, 2026
Banner Top
Banner Top
Vitin e kaluar u realizuan mbi 1 mijë e 500 lindje në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë

Gjatë vitit 2025, në repartin e gjinekologjisë dhe në sallën e lindjes në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë realizuar janë realizuar 1539 lindje, me gjithsej 1550 foshnje të lindura.

Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë duke theksuar se prej tyre, 1027 kanë qenë lindje normale, ndërsa 512 lindje janë kryer me prerje cezariane.

“Gjatë së njëjtës periudhë janë realizuar po ashtu 121 operacione të ndryshme gjinekologjike.” tregohet në njoftim.

Ky spital ka njoftuar po ashtu edhe lidhur me aktivitetet e kryera gjatë vitit 2025 në Repartin e Gjinekologjisë së këtij spitali.

“Janë realizuar 3742 pranime dhe 5674 vizita, çka dëshmon për qarkullim të vazhdueshëm të pacienteve. 59 raste janë referuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë. Janë kryer 218 transfuzione gjaku, kjo tregon menaxhimin e rasteve klinikisht të komplikuara.” ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë duke theksuar se gjatë 2025-tën në këtë repart janë realizuar gjithsej 612 procedura dhe trajtime për patologji të ndryshme gjinekologjike, të cilat përfshijnë ndërhyrje diagnostike dhe terapeutike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë