Pre, Jan 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Universiteti i Prishtinës lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Gjirokastrës

Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.

Siç bën të ditur UP-ja, me këtë memorandum është paraparë shkëmbimi i studentëve të të gjitha niveleve të studimit, vizitat e ndërsjella të personelit akademik dhe ekspertëve kërkimorë, dizajnimi i projekteve të përbashkëta, organizimi i aktiviteteve dhe shkëmbimi i informacioneve e publikimeve shkencore në fushat e interesimit të dyanshëm.

Memorandumi u nënshkrua nga rektorët, Arben Hajrullahu dhe Jaho Cana, ndërsa të pranishëm në ceremoni ishin edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik në UP, Rozafa Basha, zëvendësrektorja për shkencën dhe marrëdhënien me jashtë e Universitetit të Gjirokastrës, Merita Isaraj, përgjegjësja e Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë në këtë universitet, Irma Gjolleshi dhe administratori, Semi Golemi.

“Universiteti i Gjirokastrës, i krijuar mbi bazën e ish-Institutit të Lartë Pedagogjik, është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor në jugun e Shqipërisë . Një ndër synimet kryesore të Universitetit të Prishtinës është bashkëpunimi ndëruniversitar, pasi në kohën e zhvillimeve të vazhdueshme teknologjike asnjë universitet nuk mund ta kryejë misionin e tij vetëm.” thuhet në njoftimin e UP-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë