Mar, Sht 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Trajnerët e ELITE Football Club kryejnë kontrolle të syve në Klinikën Gjermane të Syrit

Trajnerët e ELITE Football Club kanë kryer kontrolle të syve në Klinikën Gjermane të Syrit, në kuadër të muajit të sigurisë së syve në sport.

Kontrollet janë realizuar nga oftalmologët Afrim Shabani dhe Valbon Ajazaj, ndërsa aktiviteti synon të rikujtojë rëndësinë e kujdesit për shëndetin e syve edhe te personat që janë të përfshirë në mënyrë profesionale në sport.

Në sport, shikimi luan një rol të rëndësishëm në orientim, koordinim dhe reagim. Për futbollistët dhe trajnerët, aftësia për të vërejtur shpejt lëvizjet në fushë dhe për të reaguar ndaj tyre lidhet edhe me nevojën për një shikim të qartë.

Nga Klinika Gjermane e Syrit shpjegojonë se kontrollet e rregullta nuk duhet të neglizhohen, përfshirë edhe nga sportistët dhe personat që punojnë çdo ditë në ambiente sportive.

“Në sport, çdo lëvizje, pasim dhe reagim kërkon shikim të qartë”, thuhet në postimin e Klinikës Gjermane të Syrit lidhur me aktivitetin.

Sipas klinikës, kujdesi për shikimin duhet të jetë pjesë e përgatitjes së përgjithshme sportive, krahas përgatitjes fizike dhe asaj profesionale.

“I inkurajojmë të gjithë sportistët që kujdesin për shikimin ta bëjnë pjesë të përgatitjes së tyre sportive”, thuhet në njoftimin e Klinikës Gjermane të Syrit.

Klinika ka falënderuar ekipin e ELITE Football Club për besimin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke e cilësuar kontrollin e syve si një hap të rëndësishëm në kujdesin për shëndetin e sportistëve.

Kontrollet e syve mund të ndihmojnë në identifikimin e ndryshimeve në shikim dhe problemeve të tjera që mund të ndikojnë në përditshmërinë dhe performancën gjatë aktiviteteve sportive. Për këtë arsye, kontrollet periodike janë të rëndësishme edhe për personat që nuk kanë vërejtur probleme të dukshme me shikimin.

Shtatori i cili njihet si Muaji i Sigurisë së Syve në Sport shërben si një mundësi për të rritur vëmendjen ndaj shëndetit të syve dhe për të inkurajuar sportistët, trajnerët dhe pjesëtarët e tjerë të ekipeve sportive që të mos e lënë pas dore kontrollin e rregullt të shikimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë