Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat janë duke u aftësuar në fushën e rrobaqepësisë, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive profesionale dhe përgatitjes për një riintegrim sa më të suksesshëm në shoqëri.

“Përmes këtij programi pune, ato angazhohen në qepjen e veshjeve dhe materialeve të ndryshme për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese në vend, duke fituar përvojë praktike dhe njohuri profesionale në këtë drejtim.” thuhet në njoftimin e SHKK-së
Pas përfundimit të trajnimit, të burgosurat do të certifikohen për aftësitë e fituara, çka do t’u mundësojë më lehtë vetëpunësim dhe integrim në tregun e punës pas përfundimit të dënimit.















