Mër, Shk 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Stresi mund të ndikojë edhe për të mirë!

Stresi, kryesisht është gjë negative që i ndodh një njeriu. Afatet e fundit për një projekt në punë, ndonjë problem me familjarë e miq shkaktojnë stres e ndjenjë të parehatshme.
Por sipas ekspertëve, kur stresi ëshët i moderuar atëherë kjo gjë mund të ndikojë pozitivisht tek personi.
Sipas një hulumtimi të publikuar në US National Librari of Medicine, stresi i moderuar ndikon në motivim. Ky hulumtim argumenton, që ky lloj i stresit, pra stresi i kontrolluar, mund të ndihmojë një person që të motivohet.
Stresi gjithashtu mund të ndërtojë qendrueshmëri si dhe të inkurajojë rritje profesionale dhe personale. Ky hulumtim argumneton, që ndonëse stresi është një ndjenjë e pakëndeshme,në një situatë stresuese personi fillon të mendojë në mënyrë më kreative dhe t’i zgjidhë problemet që i dalin përpara. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë