Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj ka publikuar statistikat e punës për muajin korrik 2025, të cilat dëshmojnë një aktivitet intensiv dhe një angazhim të madh të stafit mjekësor në shërbim të qytetarëve.
Lindjet
Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 76 lindje, prej të cilave 63 janë kryer me rrugë normale, ndërsa 13 me operacion (S.C.).
Pacientët ambulatorë dhe emergjentë
Spitali ka trajtuar gjithsej 11,453 pacientë ambulatorë nga të gjitha profilet, ku 8,249 pacientë janë paraqitur në shërbimin e Emergjencës dhe 3,204 në ambulancat specialistike.
Kirurgjia dhe ortopedia
Në total janë kryer 45 ndërhyrje kirurgjikale, ku 32 kanë qenë në kirurgji të përgjithshme, ndërsa 13 në ortopedi.
Hospitalizimet
Në repartet e spitalit janë hospitalizuar 118 pacientë, prej tyre 62 në Interno dhe 56 në Pediatri.
Radiologjia dhe diagnostika
Në shërbimin e radiologjisë janë realizuar gjithsej 3,794 ekzaminime, përfshirë 325 skanime CT, 1,328 radiografi, 18 mamografi dhe 2,123 ekografi të ndryshme.
Po ashtu, janë kryer edhe 22 gastroskopi, 14 kolonoskopi dhe 13 cistoskopi.
Analizat laboratorike dhe shërbimet tjera
Laboratori ka realizuar një numër të madh analizash – gjithsej 10,361.
Ndërkohë, janë ofruar edhe 70 echokardiografi, 9 punkcione, 14 shërbime terapeutike diagnostike, si dhe 1,074 seanca të hemodializës për pacientët në nevojë.
Këto të dhëna tregojnë qartë rolin e rëndësishëm të Spitalit të Përgjithshëm Ferizaj në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe në përmbushjen e nevojave mjekësore të qytetarëve të Ferizajt dhe më gjerë.













